Dafina Zeqiri - The Absolute Vol.2 me mbi 34 milion klikime në Spotify
Dafina Zeqiri ka publikuar albumin e ri “The Absolute Vol.2”, një prej albumeve më të mirë të vitit. I përbërë prej 12 këngësh, një përzgjedhje e disa prej hiteve më të mira të këngëtares gjatë vitit dhe disa bashkëpunimeve të reja, ky album tashmë ka arritur mbi 34 milion dëgjime në Spotify. Kjo e bën atë një prej albumeve më të dëgjuar në shqip në këtë platformë. Një tjetër rekord për Dafinën. Në The Absolute Vol.2, këngëtarja vazhdon ti qëndroj besnike ritmeve të saja, të cilat janë një përzjere midis Latin Trap, pak Romantiqueo/Malianteo miksuar me ritme ballkanase, por përshtatur shumë mirë në shqip. Në këtë mënyrë ka krijuar një farë formule disi origjinale e cila në rastin e Danfinës rezulton me sukses. Shumë mund ta quajnë këtë album një farë eksperimentimi muzikor, i cili vazhdon më tej me ritme folk, arabe etj. por mendoj se Dafina thjesht është duke shijuar momentin. E kjo është më e rëndësishmja. Shumë artistë stërrmundohen të provojnë vetveten duke harruar që në fund të fundit muzika është dëfrim. Kjo duket qartazi dhe në përfshirjen e bashkëpunimit me Shpat Dedën - Natën. Një
kundërpërgjigje për “rrathet artistike”. Si me thënë, po bëj qejf, por nëse dua mund të bëj dhe arrrrrt. Çfarëdolloj përkufizimi kanë për artin disa që ngelën tu paragjyku sikur janë sterrnipat e Maxartit, por hajt më. E meqë ra fjala, “Natën” është një surprizë e bukur dhe një prej këngëve më të arrira të albumit. E reja “Prit” është gjithashtu super! Bashkuar hiteve të mëparshme si “Jom ka du me t’pa” (e cila është dëgjuar në çdo cep të shqipeve që prej ditës së publikimit) e bëjnë këtë album një prej më të mirëve të dekadës së fundit.
Post a Comment