Kush janë Shkodra Elektronike?






Shkodra Elektronike është një dyshe artistësh shqiptarë nga Shkodra të cilët janë rritur në Itali. Përbëhet nga Beatriçe Gjergji (këngëtare, kompozitore) dhe Kolë Laca (producent, kompozitor). Ata kanë mëse pesë vjetë që janë krijuar dhe kanë performuar në Shqipëri, Kosovë, Austri, Itali, Hungari, Bullgari etj, më së fundmi kanë përformuar tek Tuneli në Tiranë më 2 dhjetor. Kolë Laca ka qënë gjithashtu pjesë e grupit 2Pigneons si dhe Il Teatro degli Orrori përgjatë viteve 2012-2016. Momentalisht të përfaqsuar  nga shtëpia diskografike Alt Orient, Shkodra Elektronike ka në diskografinë e saj disa singla si “Vaj si kenka ba dynjaja”, “Turtulleshë”, “Synin si qershia”, “Ku e gjeta vedin” dhe një album EP “Live@Uzina”. Ata e prezantojnë zhanrin e tyre muzikor si “Post Immigrant Pop”  (synth pop, post pop, experimental folk). Çmimi i parë në Fest ’63, përbën të dytën herë që Shkodra Elektronike fiton në Festivalin e Këngës në RTSH. Kompozimi i tyre “E jemja nuse”, interpretuar nga Rezarta Smaja në Fest ’60, është shpërblyer gjithashtu me çmimin e tretë. Në 2025, Shkodra Elektronike do të jenë konkurentët përfaqsues të Shqipërisë në Eurovision. 







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.