Artistët premtues të 2025

Ja kush janë emrat e artistëve të rinj, të cilëve duhet të ju kushtoni vëmendje,në 2025. 






EKO


Në 2024, EKO publikoi një sërë këngësh të cilat e ndihmuan të krijoj një emër në tregun muzikor. Disa prej tyre u përmblodhën në EP me titull “Varësi monetare”…apo siç u ndryshua më vonë në “9 minuta ego” HA!  Një prej rreperëve më interesant të momentit në Shqipe, është “një sekondë” larg hitit që do e shndërroj në një emër familjar për tregun vendas. 




DEA STRICA


Dea solli vjet një prej këngëve më interesante dhe më të bukura të vitit;“Monolog”. Në Festivalin e Këngës në RTK u vlersua me çmimin e tretë  për këngën “N’Shqipni” dhe ka qënë një performuese e rregullt në skenën e Prishtinës. Ajo tashmë ka fituar mbështetjen e kritikës dhe publikut, e 2025 ka gjasa të jetë viti i saj më i suksesshëm muzikor. 




ILO


ILO tregoi në 2024 se jo vetëm ka talent, por mund të jetë një prej rreperave më të mirë në vend. Ne jemi të fiksum pas “N’qytet tem” apo “039”. E për të na e forcuar më tepër mendimin që kemi bërë përzgjedhjen e duhur, ai publikoi  në fundvit “Shine”, një tjetër këngë që  vërteton se 2025 do të jetë viti i tij. 





SHKODRA ELEKTRONIKE


Falë fitores në Festivalin e Këngës në RTSH, Shkodra Elektronike u bënë të njohur brenda natës në të gjitha trojat shqiptare. Në të vërtetë, suksesi nuk ishte kaq i rastësishëm. Ata kanë vite që performojnë brenda dhe jashtë kufijve, e në 2025 përveçse presim muzikë të re, pjesmarrja në Eurovision ka gjasa ti bëj dhe më të suksesshëm. 





RINESANCË


Rinesancë (Rinë) është nga ato artiste të cilat, prej momentit të parë që i shikon thua “Yep! I ka të gjitha shancet për të pasur sukses.” E asgjë nuk e vërteton më mirë këtë se “Kom Harru”, një video shumë e thjeshtë, por kur je cool je cool e kaq mjafton. Ka prej pesë vjetësh që publikon këngë, e nga viti në vit prodhimet e saj vijnë e përmirësohen. Ndaj mendojmë që 2025 do jetë viti i saj. 





DONIKA


Donika hyri në tregun shqiptar me një BANG! “Çika shqiptare” ishte një prej këngëve ritmike më të mira të vitit. Duket qartë që synimi i saj është që të shndërrohet në një prej këngëtareve kryesore të POP në Shqipe. Videokënga e saj e dytë “Loja”, e  konfirmon më së miri këtë. Në 2025, Donika ka për të qënë kudo. Veç prisni! 





LUBIANA


Lubiana i ka të gjitha elementët për të qënë këngëtarja e ardhshme e suksesshme shqiptare në tregun anglez. Talentin, zërin, pamjen, lëvizjet, personalitetin, stilin… ajo është me të vërtetë një IT GIRL! Thjesht çështje menaxhimi dhe i këngës së duhur në momentin dhe vendin e duhur. Presim me kërshmëri çfarë do sjellë 2025 për të, sepse e meriton suksesin. 





GOJARDI


Një prej talenteve më premtuese me origjinë shqiptare në Itali, Gojardi ka një zë fantastik, por dhe të veçantë e të dallueshëm nga artistët e tjerë. Prodhimet e tij të fundit kanë qënë të suksesshme dhe është thjeshtë çështje kohe, që të arrij sukses në tregun italian e shqiptar. 2025 definitivisht mban emrin e tij. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.