Bebe Rexha largohet nga Warner Records
Pas më shumë se dhjetë vjetësh bashkëpunimi, Bebe Rexha ka vendosur të largohet dhe ndërpresë marrëdhëniet me shtëpinë muzikore Warner Records. Këngëtarja vitet e fundit, pavarsisht një suksesi global, ka shprehur vazhdimisht pakënaqsinë kundrejt Warner Bros dhe mënyrës sesi ata kanë menaxhuar karrierën e saj muzikore. Ky ka qënë dhe problemi kryesor, i cili ka bërë që Bebe të largohet. Në karrierën e saj Bebe, përveçse mbartëse e dhjetra këngëve me status Gold dhe Platinum, është dhe autorja e një prej 39 këngëve të vetme në botë të cilat kanë statusin s Diamond. Bebe është shprehur se në projektin e rradhës do që të sjellë një “fillim” të ri dhe nuk e sheh këtë mundësi më Warner Records. Të dyja palët kanë përfunduar kontratën në mënyrë miqësore. Me Warner Music, Bebe Rexha ka publikuar tre albume; Expectations, Better Mistakes dhe Bebe.
Post a Comment