BUTA - Koleksioni '17-'24
Në pritje të publikimit të albumit “Pranverë/Verë '25”, Buta ju ka ofruar fansave të tij javën që shkoi një mixtape me këngë të papublikuara nga periudha 2017-2024. Mixtape e titulluar “Koleksioni ’17-’24” përmban 10 këngë të reja, shumë prej tyre bashkëpunime me emra të njohur si Era Istrefi, Ledri Vula, Gjiko, Dardan, Lumi B, Singi. Besnik në stilin e tij, Buta sjell ritme dhe rima të forta dhe në këtë mixtape, që vazhdojnë ta konfirmojnë statusin e tij si “mbreti i trap” në Shqipe. Pavarsisht bashkëpunimeve, mendojmë se punët më të mira në këtë album janë ato solo si përshembull “Slide” që është ndoshta më e mira e koleksionit.
Kur thotë ( në QKA) /Jom lodh un t'u fol i thash dhipit ton, ma hek stresin/ ajo flokt i kap me nji shnoll /um tha shtriju But te kreveti/ HAAAAAA! Loooot!
Ndërkohë “Kujdes” bashkëpunimi me Era Istrefin do të jetë padyshim një prej këngëve më seksi të vitit. Le të shpresojmë që i bëjnë dhe një vdeo hot af, jo thjesht se e meriton si këngë por, sepse duhet! Me detyrim! “Koleksioni ’17-’24” mund ta gjeni në të gjitha platformat muzikore online.
Post a Comment