Filmi “Pasaporta”




Kinematografia shqiptare po përjeton një farë rilindje këto dy vitet e fundit. Jo vetëm që prodhimet kinematografike janë shtuar në numër por dhe tematikat që ato trajtojnë. Një brez i ri regjizorësh po sjell prodhime interesante të cilat po e afrojnë publikun shqiptar në sallat e kinemave për të ndjekur filmat vendas. Eduart Grishaj është një prej tyre. Filmi i tij i fundit “Pasaporta” i cili pati premierën javën që shkoi, është ndoshta i pari film shqiptar i zhanrit romcom në kuptimin e plotë të fjalës, artistikisht dhe komercialisht. Ndoshta filmi mund të jetë menduar fillimisht si një dramë, por rezultati është një romcom mjaft i realizuar (dy të rinj takohen rastësisht, bien në dashuri, kalojnë peripeci, ndahen për tu ribashkuar dhe përfundojnë të lutmtur). Një prej filmave të rinj shqiptar i cili vërtet më ka shijuar nga fillimi në fund pa patur atë ndjenjën e “teprimit”, “zvarritjes” apo shtesave të panevojshme. Më vjen mirë që ky ka qënë rezultati përfundimtar, sepse mund të ish shndërruar dhe në një dramë stresuese lol. Kaona Matoshi (Vlera) dhe Indri Shiroka (Edoni) janë gjithashtu kyç i këtij suksesi, pasi jo vetëm që interpretojnë bukur, por dhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Çdo skenë vjen natyrshëm e patepruar dhe reale. Kinematografisht filmi gjithashtu është i realizuar mirë, me skena dhe sekuenca të këndshme dhe gjithmonë në funksion të historisë së filmit. Skenari është gjithashtu i mirë. Një histori vërtetë e gjetur, e cila jo vetëm përshatet me publikun vendas, por dhe atë të huaj. Më pëlqeu që nuk kishte egzagjerime të cilat i hasim shpesh në prodhimet vëndase, por i qëndronte besnik dy historive paralele dhe identitetit shqiptar. Ka momente në skenar dhe film që lihen disi pa u trajtuar, çka mund të kishin qënë dhe momente reflektimi. Psh. Një mini diskutim që në vend të shkonte në Kanada me 30k përse nuk hapte një biznes në Shqipëri apo të shkonte si student etj. Në Kanada 30k me lyerje kur ti bëj byrazeri lolololol. Fakti që ata ishin “te martuar” por kishin mbiemra të ndryshëm në pashaportë, apo që My Love i dilte në ekranin e telefonit etj etj. POR, janë gjëra të vogla të cilat anashkalohen sidomos në romcom, por mu s’më rrihet se jam pak si i fiksum. 




Tani… normalisht që jemi disi të kursyer, sepse na vjen shumë mirë që po prodhohen kaq filma dhe po, siç e thamë është një farë rilindje e kinematografisë e cila duhet mbështetur. Duke konsideruar të gjithë faktorët dhe vështirësitë që përballen producentët shqiptarë, pa harruar këtu buxhetin DHE…të arrijnë të sjellin prodhime të një standarti ndërkombëtar, besojmë se duhet me u sprapsuar pak. Si përfundim “Pasaporta” është një film që duhet parë dhe do të ju pëlqej, si prej tematikës aktuale, lidhjes së dashurisë, fundit të lumtur dhe një ndjenje mirësie që përcjell. 





Regjia: Eduart Grishaj

Skenari: Eduart Grishaj

Në rolet kryesore: Indri Shiroka, Kaona Matoshi, Akil Varfi, Marieta Larja, Romir Zalla. 





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.