Jordyn Taylor Braff shqiptarja e Selling the City
Selling the CIty ësht një prej programeve reality tv më të njohura dhe më të ndjekura momentalisht në Amerikë. Në të tregohet për aktivitetin e tetë agjentëve imobilar të Douglas Elliman, të cilët operojnë në tregun elitar të Nju Jorkut. Programi i cili transmetohet në Netflix, bëri bujë jo vetëm falë temës që prezanton, por dhe dramave, hijeshisë dhe personaliteteve të personazheve prezantues. Një prej këtyre personazheve është dhe Jordyn Taylor Braff e cila është me origjinë shqiptare. Prindrit e saj janë njohur në Zvicër dhe pas vendosën të shpërngulën në Amerikë.
Përpara se të fillonte aktivitetin si agjente imobilare, Jordyn është marrë me muzikë. Ajo ka qënë pjesë e shtëpisë diskorafike Interscope dhe ka pas një sukses të konsiderueshëm në Japoni. Kënga e saj “Accessory“ ka qënë pjesë e kolonës zanore të filmit “Confessions of a Shopaholic”. Ajo gjithashtu ka qënë e njohur në rrethet shoqërore për lidhjen me Travor Noah, i cili sipas Jordyn e ka ndihmuar në fillimet e karrierës së saj si agjente imobiliare, duke qënë klienti i saj i parë i rëndësishëm në këtë treg. Selling the City filloi të transmetohet në Netflix më 3 janar dhe shumë shpejt është bërë një prej dhjetë programeve më të shikuara të muajit në këtë flatformë.
Post a Comment