Loredana thyen rekord në Gjermani
Loredana përveçse një prej artisteve më popullore në Zvicër, ka gjetur sukses në të gjitha zonat gjermano-folëse. Ajo së fundmi ka thyer një rekord jo vetëm personal, por dhe shqiptar e gjerman. Në rradhitjen e Top100 videokëngëve më të shikuara në historinë e muzikës gjermane, këngëtarja pozicionohet me dy video. Në vendin e 88 më “Kein Plan” një bashkëpunim me Mero (103,7 milion shikime) dhe në vendin e 100 me “Romeo & Juliet” në bashkëpunim me Mozzik (96,1 milion klikime). Këtë e bën atë (dhe Mozzik) të vetmit artist shqiptarë në këtë listë, por dhe një prej të vetmeve këngëtareve me dy videokëngë në Top100. Videokënga më e shikua në listën e artistëve gjermanë është “Wind of Change” me 1,1 Miliard shikime. Njëkohësisht dhe e vetmja video e cila kalon shifrën një miliard. Yep! Ene unë po mendoj si ju; se paskan shumë qejf YouTube gjermanët.
Post a Comment