Tiësto ri-mikson “Gajdexhiun” e Zanfina Ismailit
Është bërë virale sot në Instagramin shqiptar një video nga seti i DJ Tiësto në New York (para dy muajsh në Forest Hills Stadium). Në këtë set dj_i i njohur botëror ka luajtur dhe një version të këngës “Gajdexhiu” nga Zanfina Ismaili. Themi ri-mikson, sepse në fakt remiksi origjinal i përket duos Fahlberg dhe Jamek Ortega me titullin Tirana Nights, i cili është publikuar në fillim të vitit që shkoi.
Kënga “Gajdexhiu” e publikuar më shumë se një dekadë më parë, është kënga debutuese e Zanfinës në tregun muzikor (në moshë madhore). Suksesi i kësaj kënge i hapi rrugën këngëtares për tu shndërruar në një prej emrave më të njohur të artistëve në dekadën e dytë të viteve 2000. Së bashku më hite të tilla si “Një puthje”, “Ti s’do t’ia dish”. “Tradhëti po të vjen era”, “Kokaina”, “Partizan vogël”, “Nga 1 tek 10” etj, ajo kontriboi në suksesin e zhanrit pop-folk, si një prej zhanreve më të suksesshëm të asaj kohe.
Suksesi i këngës “Gajdexhiu” një dekadë më vonë nga dita e publikimit aprovon dhe një herë atë që ne kemi thënë shpesh në Albanyac; Muzika shqiptare dhe talentet shqiptarë janë të nivelit botëror dhe me një menaxhim më të mirë mund të arrijnë suksesin e merituar. Kur ne japim vlersime të tilla, shpesh herë njerzit i marrin si me humor dhe me nënvlersime, por raste si ky i sotmi tregojnë dhe një herë se ne kemi mëse të drejtë. Ky moment, gjithashtu duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë artistët që synojnë një sukses përtej kufijve. Duhet të krijojnë një staf më efikas menaxhimi, por që dhe t’u japin rëndësi çdo projekti që hedhin në treg. Jo vetëm për nga realizimi audio-viziv dhe promovimi, por dhe hedhja e të gjithë katallogut të tyre muzikor në shërbimet muzikore online. Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh, sidomos në art, ku gjithmonë është tendenca që “një e vjetër” të riformulohet dhe të serviret si diçka e re.
Post a Comment