Asgjë sikur dielli po punojnë për albumin e ri
Alban Nimani i grupit Asgjë sikur dielli, ka bërë të ditur sot se grupi janë duke punuar për albumin e ri. Ai pritet të dalë gjatë këtij viti dhe sipas Albanit, është ndoshta puna më e mirë që grupi ka sjellë në karrierën e tij. Asgjë sikur dielli ka debutuar në tregun muzikor shqiptar në vitin 1999 me albumin “1”, pasuar nga albumi “Ndodhemi” në 2005 dhe “Disident” në 2015. Grupi ka publikuar dhe një edicion special nën titullin “Ti dhe unë” në formatin pllakë.
Post a Comment