Gjon’s Tears drejt Amerikës




Gjon’s Tears është në Amerikë ku mësojmë se ka nënshkruar kontratë muzikore me një shtëpi diskografike amerikane. Këngëtari ka bërë të ditur se këngët e tij të ardhëshme do të publikohen nën firmën e kësaj shtëpie diskografike, por nuk ka përmendur se për cilën kompani bëhet fjalë. Projektet e tij të mëparshme janë publikuar nën menaxhimin e JO&CO, e cila në faqen e saj zyrtare ende “përfason” Gjon’s Tears. Megjithatë duket se faqja ka mëse dy vjetë që nuk është ripunuar, ndaj dhe kjo info mund të jetë e vjetër. Me zërin dhe talentin e tij, besojmë se Gjon është në kohën dhe momentin e duhur për një karrierë premtuese në Amerikë. Suksese!  Ps. Mqs. Në L.A sikur të bënte dhe një duet me Stanaj do ishte ide super.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.