Niçe - Seria e dytë - MOS E LINI PA E PARË!

 



Nëse nuk jeni duke ndjekur serialin e ri televiziv shqiptar NIÇE…çfarë jeni duke bërë atëhere? E keni falas në YouTube (të postuar dhe këtu nga ne) dhe është fantastik! Në episodin e dytë, keni dhjetë minuta më shumë se më parë, dhe çdo minutë është si thonë amerikanskit HILARIOUS! Ky është ktheyr në serialin komik më të preferuar të momentit për neve, me një lojë fantastike dhe batuta me vend. Skena kur ajo prosituta i kërkon pagesën…LOT, sa kam qesh! Nuk po e tregoj se duhet ta shikoni vetë, por gishtat lidhur, duke uruar që dhe seritë e tjera të jenë të po këtij niveli sa dhe episodi i dytë.


Ps. Po mirë o e hodhët në YouTube? Po, përse nuk e përktheni dhe në anglisht që të ndiqet dhe nga të huajt? Ku i dihet çfarë fati i del përpara?! Mirë kur i bënte në Shqipëri titrat vetëm Vjollca Dedei, po tani që ti bën dhe TikTok? Common djema! Për të mirë e them, se seriali nam fare! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.