Rita Ora në turne
Kylie Minogue ka publikuar sot datat e turneut në Amerikën e Veriut. Në këtë turne ajo do të shoqërohet nga Romy dhe Rita Ora! Ka kaluar një kohë shumë e gjatë qëkur Rita ka mbajtur turne në Amerikë dhe ky lajm ishte vërtet surprizues e gëzues. Turneu fillon më 29 mars në Toronto të Kanadasë dhe përfundon më 2 maj në LA. Rita do të jetë pjesë e këtij turneu në Atlanta, Orlando, Miami, Austin, Phoenix, San Francisco, Seattle, Denver dhe L.A.
Ps. Gjithashtu Rita, pritet të publikoj albumin e ri këtë vit.
Post a Comment