Arbër Xhekaj i Montreal Canadiens
Arbër Xhekaj është një prej lojtarëve profesionist më të njohur të momentit në sportin e hokejit në Kanada. Ai luan me skuadrën e Montreal Canadiens të National Hockey League, me të cilët nënshkroi një kontratë prej $2.6 milion në qershor të 2024. Ai ka luajtur në më shumë se 100 ndeshje në NHL duke e shndërruar në një prej figurave më të njohura të kësaj lige.
Siç dihet, në sportin e hokejit, lejohen dhe përleshjet midis lojtarëve dhe…Arbër shpesh herë është bërë viral me video ku le të themi ka hedhur në tokë kundërshtarët e tij. Lojtari ka gjetur mbështetje të madhe në komunitetin shqiptar në Kanada të cilët krenohen me suksesin e tij dhe janë shndërruar në fansa të Montreal Canadiens falë Arbrit.
Post a Comment