International Fashion Week Albania
Rastësisht më doli kjo video nga rekomandimet në YouTube. Vendosa t’a shikoja…më vjen keq që e bëra. Nuk di nga t’ja filloj. Java Ndërkombëtare e Modës në Shqipëri…sa përtoj me shkru, booo. E them, sepse vallaj dhe me shkrujt, duhet të kesh një farë kënaqsie, përndryshe… Nejse. Idea e javës së modës janë prezantimet e koleksioneve të stilistëve të njohur të një vendi apo si në këtë rast dhe disa të huajve, të cilët i paraprijnë shijeve të sezonit të ardhshëm me shfaqjet e koleksioneve të tyre. Kuptohet “ndërkombëtare” këtu është vendosur për ti dhënë një farë pompoziteti pasi…dmth nëse ka nevoj ta shpjegoj se çfarë është…në 2025…ughhhhh. Nuk e kuptoj dhe pse quhet WEEK pasi ky më duket është eventi i vetëm i javës haaaaa! Ka dëgjuar ndokush për ndonjë sfilatë tjetër? Ene kshu! Eventi fillon me prezantim lololololol, intervista, muhabet restorantesh e lexim reklamash. Njona që e kish bërë koleksionin për një javë hahhahahahahaha. Të tregon gjithçka që duhet të dish për nivelin e këtij eventi. Më falni, por kjo është kaq amatoreske ene pa kuptim, saqë të vjen disi gjynah. Unë fillimisht kujtova se ishte ndonjë event nga 1996, prandaj dhe e klikova. Qyqja akoma me balete këta lol UAAAAAA hahahhahahahaa! Mirë që nuk kërcen ndonjëri dhe tek lajmet. Pastaj dhe një konkurs modelesh dhe normale ene PARASHQEVIA hahahhahahah uaaaa nona, s’mundem! Fashion Week si ato sfilatat e mall_eve në Amerikë në 1990 lololol J.C Penny hahahhahaa. Ncuq, nuk po bëhem i keq. Nuk është çështje leku, nuk o çështje talenti. Shqipëria tani ka dhe lekë dhe mundësi për produksione fantastike. Ka modele shumë të mira, ka stilistë të mirë dhe kjo çfardo që ishte nuk justifikohet. Më mirë ecën rrugëve të Tiranës një orë e shikon street-style nga më të mirat, sesa me u ul aty e dëgju humor partizan e 101 fjalime. BRUH! Në 2025?! Nuh! Pale ajo grafika e verdhë…më fal GOLD… tërë kohës në ato ekranet që duhet të vij me paralajmërim se të gjithë i ka bo me migrenë. Mirë më vlla, se rrinë dhe tërë ditën në Instagram. Për kuriozitet çfarë shikojnë?! Do s’do, veç tu pa i kap nja dy gjëra robi apo thuaj, e çon tek uji po nuk e mëson dot me pi. Oh se harrova! Dhe fustane nusesh. Groundbreaking!
Post a Comment