Ermal Meta në kopertinën e Vanity Fair

 


Në numrin e ri të Vanity Fair (Itali) shfaqet kantautori Ermal Meta, një prej artistëve më të mirë dhe më të njohur në vendin fqinj. Këngëtari shqiptar, i cili emigroi në Itali në moshën 13 vjeçare, në këtë intervistë flet për turneun që po mban momentalisht në Itali, situatën politike në vend dhe rolin e tij si baba. Diçka e re që ai zbulon në këtë intervistë  është se pas lindjes së vajzës Furtuna, së bashku me bashkshorten kanë vendosur që të birësojnë dhe dy vajza nga Shqipëria. Vajzat momentalisht gjenden në një jetimore në Tiranë, por çifti ka mëse tre vjet që mban kontakte me to dhe i konsideron si vajzat e tyre. Këtë vit proçesi legal duket se ka rezultuar me sukses dhe ato do ti bashkohen çiftit Meta  së shpejti në Itali. 


Powered by Blogger.