EUROVISION 2025 - TË PËRZGJEDHURAT TONA...pak a shumë

 



Pavarësisht çka thonë, Eurovision u krijua thjesht sepse një italian mendoi: "Ne kemi Sanremon, pse të mos e bëjmë këtë në një skenë më të madhe për gjithë Evropën?" Funksionon në Itali, sjell para, pra pse jo? Në fund të fundit, gjithçka ishte pothuajse gati, pasi shumë vende evropiane tashmë kishin festivale muzikore kombëtare të drejtuara nga stacionet televizive të mbështetura nga qeveria... pra, fitore e dyfishtë. Dhe funksionoi. Eurovision ishte argëtues, ende është dhe ka prodhuar disa këngë dhe emra të mëdhenj. Në 10 vitet e fundit ose më shumë, është bërë pak klishe. Kryesisht mendoj sepse ata që janë në fuqi për të zgjedhur se kush do të përfaqësojë vendin e tyre në Eurovision, kanë qenë në atë pozicion që nga vitet '80; problemi është se ... ata nuk janë koherent me atë që ndodh në industrinë muzikore tani. Ndërkohë, vetë artistët duke u përpjekur të përshtaten me formulën fituese të festivalit kombëtar dhe për rrjedhojë të Eurovisionit, përfundojnë duke tradhtuar vetveten artistikisht dhe muzikisht dhe përfundojnë me disa këngë të çuditshme. Formula e Eurovisionit është bërë një standard tani; pop-folk, baladë e fuqishme, rrock i çuditshëm dhe I kapshëm, këngë dance qesharake, por pa harruar ajo notan e  lartë që të dihet që ke vokal. Pse? Nuk e di, thjesht kështu është. A funksionon? Jo, mendoj se është një budallallëk. Vite më parë çdo vend sillte origjinalitet në këtë kompeticion, por Evropa Perëndimore dhe Evropa Lindore janë kaq të ndryshme në aspektin muzikor, sa gjithçka humbi në përkthim dhe kjo ndikoi në proçesin e votimit dhe sigurisht në klasifikimin final. Pra, tani, të gjithë tingëllojnë sikur vijnë nga fshatra të ndryshme të të njëjtit vend dhe shumica e këngëve janë të mërzitshme. Konkurentët gjithashtu priren të këndojnë në anglisht, që është një tjetër temë më vete. Mqs ra fjala Kush dreqin i përkthen tekstet e këngëve në faqen zyrtare të Eurovisionit? Google Translate? Si është e mundur! Një adaptim i vogël nuk do të bënte dëm lol. Gjithsesi! Dëgjova 37 këngë në këtë kompeticion dhe po, me të vërtetë mendova se ky vit filloi shumë mirë pastaj nuk e di... këto janë disa këngë të çmendura lmao lmao. Me të vërtetë dua të bëj një follow up të këtij shkrimi me një listë të këngëve më të mira të 2025 për secilin vend evropian që të kuptoni se Eurovision nuk pasqyron vërtet tregun muzikor evropian. Ndoshta nuk do ta bëj sepse jam dembel, por është shumë e vërtetë. Megjithatë, Eurovision mund të jetë shumë gjëra, por është dhe argëtues e një ekspozim i madh për këdo që kërkon të deportoj në tregun muzikor ndërkombëtar.

Do të filloj me Shqipërinë. Janë super! E vetmja këngë që tingëllon origjinale, tekst i shkëlqyer, performancë e shkëlqyer. Asnjë llogaritje formule. Janë surpriza më e madhe e këtij sezoni dhe duhet të fitojnë. E di që ndoshta nuk do fitojnë, por duhet. Dhe definitivisht në top 5.




Italia - Këngë e shkëlqyer. Nuk e di nëse do të përshtatet mirë në Eurovision, por është cool. Nëse do të ishte pak më ritmike ose më rrok, do të ishte pritur shumë më mirë në kompeticion, por na pëlqen gjithsesi.




Norvegjia - Fiksim kjo këngë! Mendova se kjo do të ishte një fituese, por në mes të këngës duket sikur i mungon diçka. Ajo pjesa ku ai këndon /mbretëria jote që më mbajti në mëshirën tënde/ duket sikur nuk këndohet mirë, pastaj vazhdon në atë ritmin dance klishe  të Eurovisionit. Nuk kishte nevojë. Sërisht një fave e jona. Do të preferoja që të fitonte kjo më mirë sesa ajo kënga për saunën, lol.




Greqia - Kjo ka një hyrje kaq të fuqishme. Të jep mornica. Dhe kaq. Pjesa tjetër e këngës është shumë e zakonshme. Dhe nuk i hiqte dot ato syzet? Nuk mund të përqendrohem dot as në këngë, më ngeli mendja tek syzet e kësaj. I kanë pushtuar tërë fytyrën e saj, e nuk nuk kanë as ndonjëfarë stili, plus që nuk i përshtaten fare. A nuk kishte ndonjë në ekipin e saj që të thoshte KATEGORISHT JO?!




Malta - Super! Problemi i vetëm është se kënga është shumë - çdo këngë e çdo vajze të Ru Paul Drag Race pas përfundimit të sezonit. Dua të them, e kam dëgjuar këtë shumë herë më parë, por ja vlen të thuash që të paktën e sjell bukur.




Izraeli - Këngë e bukur. Fillon kaq bukur dhe po më pëlqente, pastaj prisja se ku do të më çonte, dhe prita dhe prita dhe prita... ende po pres lol. Nëse kjo do të kishte një refren të fuqishëm do të ishte një fituese. Nuk ka. Pres unë akoma, s’ka problem.




Franca – Po e dëgjoja dhe më dukej kaq e ndjerë, pastaj lexova tekstin dhe ishte diçka si: “Nuk ka më lidhje një-natëshe”. C’a thu mi?! Hahahahaha! Ajo tingëllon sikur po vuan, por këtë lloj vuajtje nuk e prisja. Dhe kur këndon: “tani ajo më thërret Mami”... Qysh moooj! Hahahahaha! E kush do e këndojë këtë. Si me qënë këngë e E-rotic.




Britania e Madhe – Është një treshe argëtuese. Kënga është e mirë por mendoj se kanë gabuar. Duhej ta nisnin këngën me pjesën e tretë, sepse fillimi nuk ka shumë kuptim dhe nuk të tërheq vëmendjen. Nëse do të niste me intensitet dhe më pas të kalonte te pjesët e tjera, do ishte shumë më interesante. Mund ta provosh vetë – fillo dëgjimin nga sekonda 0:50 dhe do shohësh si ndryshon gjithë ndjesia. Megjithatë, mendoj se kanë potencial për sukses me këngën e duhur.




Sllovenia – Tingëllon si këngë e viteve ’90, dhe është një këngë shumë e mirë POR, pa dashur të tingëlloj si idiot… teksti është komplet gabim. Ndjehem keq që e them, sepse teksti është shumë personal dhe i ndjerë, por ky është Eurovision. Gjithashtu, më vjen keq vëlla, por përveç se të ishte për një kolonë zanore filmi, kush do e dëgjonte këtë këngë në radio apo diku tjetër? Duhet ta shohësh në një aspekt më të madh. Duhej të ishte një këngë për ndarje… ose jo kaq e drejtpërdrejtë. Fillimi i këngës është: “djali ynë i vogël po zvarritej në dhomën e ndenjës, ti lexoje një diagnozë që thoshte se do të vdisje shpejt” – BRUH, si e rimëzon këtë fjali? lol. Dhe në fund kur thotë “do doja të mund ta merrnim me ngadalë” – Çfarë të marrësh ngadalë mo? Diagnoza thotë që do vdesi. Më fal por nuk mundem! Muzikalisht? 10 pikë në të gjitha drejtimet.




Holanda – Kënga nis shumë bukur, pastaj… nuk e di, më duket sikur si shumica e këngëve, nisin me një ide të shkëlqyer por nuk dinë si ta çojnë më tej. Edhe ajo nga Gjeorgjia njësoj. Fillim shumë i mirë, por pjesa e ndërmjetme është bosh. Dhe ata valltarët! Shumë shpërqendrues! Kthehemi tek Holanda – ai ka një zë kaq të mirë dhe të ngrohtë, por pjesa e dytë është shumë meh. E di që kanë dashur të bëjnë diçka si Stromae, por nuk ja kanë dalë dot.




Suedia – Nuk është në listën time, duket qartë, por është e preferuara e të gjithëve dhe një nga kandidatët kryesorë për të fituar Eurovision 2025. Nuk e kuptoj. Fjalë për fjalë po këndojnë për sauna. Nuk po bëj shaka. “Do të shkojmë në sauna, sauna / Djersitemi dhe lësho gjithë stresin sot / vëlla sauna, ne jemi ata që shkëlqejnë” – loooool. E di që lënë trutë për sauna andej nga veriu, por duhej patjetër një këngë për to? Ndoshta. Duhet që ne ta dëgjonim? Jo. Hahahaha! Është si të dëgjosh këngë marshimi ruse por me temë sauna.





Mbani mend, folëm për të preferuarit nga pjesëmarrësit e këtij viti – kjo nuk do të thotë që i pëlqejmë këto këngë (përveç asaj shqiptare dhe norvegjeze). Por duhet të shtoj këtë: Kyle Alessandro (Norvegjia) ka shanset më të mira për t’u bërë yll ndërkombëtar.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.