"Thana" - Një tjetër hit europian për Tayna




Që në debutimin e saj, kënga “Thana” pozicionohet në vendin e parë të Albanyac Top5. Ndërkohë që klasifikimet e tjera në vend nuk ia kanë dhënë këtë vlerësim, ne tregojmë edhe një herë se kur vjen puna te muzika… ncuq me neve.

E themi këtë sepse kjo këngë tashmë ka nisur rrugëtimin për t’u shndërruar në hitin e dytë europian të Tayna-s. Ndërkohë që hiti i saj “Si ai” vazhdon të pozicionohet në majat e listave të Spotify në Europë, kënga e re “Thana” ka debutuar në vendin e 32-të të hitparadës zyrtare zviceriane.

Ky pozicionim parashikon suksesin e ardhshëm në Europë dhe shndërrimin e kësaj kënge në një hit veror. Me një promovim të mirë, të përqendruar në Gjermani, Hollandë, Suedi... Thana” is gonna be that bish!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.