Artistët shqiptarë sundojnë Mad Video Music Awards
Siç ju kemi thënë dhe më parë, artistët me origjinë shqiptare këtë vit kanë sunduar toplistat greke. Për ta konfirmuar këtë…jo se ne kemi nevojë për konfirmim, por të na dëgjojnë dhe ata nga rradhët e fundit, mjafton ti hedhësh një sy nominimeve në Mad Video Music Awards 2025. Mad VMA është ceremonia e çmimeve muzikore më popullore në Greqi dhe këtë vit artistët shqiptarë janë nominuar në të gjitha kategoritë e rëndësishme. Rreperi KIDD është nominuar në kategorinë e Albumit më të Mirë, për albumin Baby Shark. Enisa dhe bashkëpunimi i saj me Anastasia, “Allo” është nominuar për Këngën e Vitit. Në të njëjtën kategori nominohet dhe Eleni Foureira për “Aeroplano”, bashkëpunimi me FY. Rreperi Toquel ndërkohë, konkuron në kategorinë e Artistit të Vitit. Ndërsa për Artistin e Vitit Viral (më popullori në rrjetet shoqërore), Eleni merr nje nominim të dytë. Gjithsej, artistët shqiptarë kanë marrë 5 nominime nga shtatë kategoritë që përmban ky event. Do jetë dhe ndonjë tjetër shqiptar këtu, po të paktë nga çfarë njohim ne. Po që do e bëj dhe atë APON shqiptar unë do e bëj se plasa lol MAD VMA mbahen më 16 qershor.

Post a Comment