Bebe Rexha më e suksesshme e shekullit në muzikën country
Shko tutje Taylor Swift! Kënga më e suksesshme e këtij shekulli në zhanrin country i përket shqiptarja Bebe Rexha. Meant To Be, bashkëpunimi i saj me Florida Georgia Line, pas thyerjes së rekordit si kënga më jetëgjatë në majë të toplistës kantri dhe vlerësimit me statusin Diamant, ka marrë një tjetër vlerësim këtë radhë nga revista Billboard. Meant To Be është shpallur si kënga më e mirë kantri e shekullit të 21-të. Kjo këngë e Bebe Rexhës që mban statusin e këngës më të dëgjuar në historinë e Spotify në kategorinë kauntri me 1.4 miliard dëgjime, ka shitur deri më sot mbi 11 milion kopje.
Post a Comment