Gentuar “GENT!” Memishi vlersohet me BMI POP Award



Gentuar “GENT!” Memishi është një kompozitor me origjinë shqiptare i cili jeton në Kanada. Vitet e fundit ai ka njohur sukses duke u shndërruar në një prej kompozitorëve më të kërkuar në vend, duke prodhuar hite për artistë të tillë si Drake, Doja Cat, Lil Yachty, City Girls, The Kid LAROI, Iggy Azalea, Fousheé etj. Ky sukses ka bërë që këtë javë Genti të vlerësohet me çmimin BMI POP Awards në kategorinë e kompozitorëve dhe publikuesve të këngëve më të suksesshme të vitit. Vlerësimi është dhënë bazuar në suksesin e Agora Hills të Doja Cat, këngë e cila tashmë mban statusin 2x platinum.





 

Powered by Blogger.