bletapërtace - Eureka (Albumi)
Lajmi i mirë është që bletapërtace s’ka nevojë me e “dhez e grabit” bankën sepse “Eureka” është në fakt një album i mirë. Kuptohet që suksesi komercial i një albumi është i nevojshëm, por në fund të fundit jo aq sa suksesi artistik. E nga kjo pikëpamje ky album është ndoshta puna e tij më e mirë. Ky është albumi i dytë i artistit brenda 2025 (pas “çka ki mu bo kur t’rritesh”) dhe i treti në karrierën e tij (random tape, 2022), por ajo që e veçon nga dy albumet e mëparshme është lirshmëria krijuese. Duket sikur bp i ka thënë të gjithëve fu, do bëj çfarë të dua, le të shikojmë çdo ndodhi dhe… shyqyr! Kënga “4” – haaaaaaa fiksim! Një ndër më të mirat e vitit. Team up me 6AM, gjithashtu super, po ashtu edhe ripërpunimi i “i dehun” apo ëndërruesja “eureka”. Nuk e di si erdhi ky ndryshim, ndoshta ato bestitnitë e flokëve janë të vërteta, po qe ashtu, ti mbaj bjond edhe për nja dy albume lol. Ok, shko luj “4” në Spotify tash!

Post a Comment