Dua Lipa gati për albumin e ri



Dua Lipa ka bërë të ditur për Vogue, se është momentalisht në studio duke regjistruar albumin e saj të ri. Ajo nuk ka treguar detaje se çfarë vije muzikore apo teme do ndjekë ky album, pasi ka shtuar se është ende në hapat e para përgatitore. Këngëtarja thotë se çdo ditë krijon nga një këngë të re, që e bën të ndihet sikur shkon në shtëpi me një dhuratë të vogël. Në të njëjtën intervistë, Dua ka konfirmuar fejesën e saj me Callum Turner, por pyetur nga Vogue nëse do ketë një martesë në të ardhmen, ajo është përgjigjur se ende nuk e kanë në plan. Momentalisht, Dua po mban koncerte në Europë, si pjesë e turneut botëror Radical Optimism.

 

Powered by Blogger.