Erion Veliaj - Me serial në Netflix
Ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të ditur se në një të ardhme të afërt mund ta shohim në Netflix. Ai ka treguar se është në bashkëpunim me platformën më të madhe të shërbimeve streaming në botë, Netflix, për të sjellë historinë e tij tek publiku. Pa dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë — serial, film apo dokumentar — Erion Veliaj gjithsesi ka lënë të kuptohet se është gati të tregojë anën e tij të së vërtetës. Ndoshta është dhe thjesht shaka, por duke konsideruar faktin që Netflix po i drejtohet tregut të Ballkanit Perëndimor për projektet e ardhshme, ne besojmë se diçka ka këtu. Nëse realizohet, mendojmë se do ishte interesant dhe i ka të gjitha elementet për të qenë i shikueshëm. Po deshët ndonjë skenar HOLLA, se titullin ja kena gjet’ vet — Picture this… Lali Eri!
Post a Comment