Adelina Ismaili - EP GRUA



Adelina Ismaili ka suprizuar të gjithë këtë fillim jave, me publikimin e EP “Grua”. Albumi i përbërë prej pesë këngëve, ashtu si dhe nga vetë titulli ka tematik të drejtat dhe lirinë e femrave. E jo thjesht në atë mënyrën e popstarve, por më tepër si një mesazh shumë direkt gati-gati një manifest. Ky ka qënë një vit shumë aktiv për Adelinën, e cila ka publikuar disa videokëngë, ka qënë prezente në disa programe televizive e së fundmi, albumi. Tani që të jemi të drejtë, ne prisnim një album dance, sepse…verë, Adelina…duam të themi- duh! Megjithatë “Grua” është një album i mirë dhe përmban një prej baladave më të mira të vitit “Vet kom vendos”. Pavarsisht se Adelina njihet për baladat e bukura, kjo mendojmë se është më e mira që ka publikuar në vite e një prej më të mirave të repertorit të saj. Një tjetër sjellje e gjetur është dhe “A je ti ai”. Një miks ritmesh shumë interesant, i cili me një remiks të mirë do luhej kudo. Tani, s’po themi gjë tjetër më se na del ndonjë  Anxhela, ndonjë Fatma na keqkuptojnë e na bojn nonji status FB për lirinë e femrës. Largqoftë aman.  


Vet kom vendoooooos/ Kom vendoooos veeeet/ Me marr rrugën që mas shumti vreeeet/  Na u fiksua! 





















Powered by Blogger.