Florian Rafuna në serialin MobLand
Nëse keni ndjekur serialin MobLand, mund t’ju ketë rënë në sy edhe Florian Rafuna në rolin e Darren Guthrie. Rafuna ka vite që aktivizohet në kinematografinë angleze, më së shumti me role në seriale të BBC-së si Capture, Casualty, Better, Silent Witness, por edhe në ekranin e gjerë, si në filmin Silver Haze. Së bashku me një sërë aktorësh të tjerë, Floriani është pjesë e një grupi shqiptarësh të cilët vitet e fundit, dalëngadalë, kanë krijuar – si të thuash – një klikë shqiptare në kinematografinë angleze, duke qenë pjesëmarrës në disa prej prodhimeve më të rëndësishme në vend.

Post a Comment