Rikthehet Genta Ismajli


 


Pas një pushimi trevjeçar, Genta Ismajli është gati t’i rikthehet skenës muzikore. Këngëtarja e hiteve “Dy dashni”, “Pranoje”, “Dridhem”, “Guximi” etj., e cila prej disa vitesh jeton midis Kosovës dhe Turqisë, ka konfirmuar se së shpejti do të vijë me një këngë të re. Aktualisht ajo është duke regjistruar videon për këtë këngë, që na bën të mendojmë se data e publikimit nuk do të jetë më e largët se java e parë e gushtit. Në të njëjtën kohë, duket se nuk kemi të bëjmë thjesht vetëm me një videokëngë, por me një projekt më të madh, të cilin vetë këngëtarja ka disa muaj që e paralajmëron. Për herë të fundit, Genta ka qenë prezente në treg më 2022 me këngën “Bad Bitch”, një bashkëpunim me Eko Fresh dhe Phat Crispy.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.