Kidd debuton në vend të parë të Spotify Grek

 



Reperi me origjinë shqiptare, Kidd, këtë javë është klasifikuar në vendin e parë të Spotify Greece. Bashkëpunimi i tij i fundit me Arab dhe BLVD Studio, i titulluar SYNTAGH, ka debutuar në majën e klasifikimit duke regjistruar rreth 1.3 milion dëgjime.



Kidd është një prej reperëve më të suksesshëm në Greqi, ku u bë i njohur me hitin Kapote, ndërsa disa prej këngëve të tij kanë arritur statusin platinum dhe double platinum në vendin fqinj.


Powered by Blogger.