Masiela Lusha rikthehet në TV




Pas një pushimi disa vjeçar, Masiela Lusha i është kthyer televizionit. Dje, filmi i saj i ri televiziv The Doctor with Two Faces (Doktori me dy fytyra) pati premierën në Lifetime TV. Në këtë film ajo luan rolin e personazhit kryesor Sheyla, një infermiere që bie në dashuri me një doktor-vrasës. Përveç këtij filmi, është bërë e ditur se Masiela do të jetë pjesë edhe në projektin e ardhshëm Farway Canyon, një serial televiziv që pritet të fillojë xhirimet së shpejti.




Powered by Blogger.