Teatri fillon në 8 pa pesë





Teksa prisnim të fillonte pjesa teatrale, një i moshuar ngjitur më ankohet se kanë kaluar rreth dhjetë minuta nga orari i caktuar. I jap një shenjë aprovimi, teksa ai shton se “e kemi çik ne shqiptarët këtë punën e vonesës. E kemi të trashëguar nga komunizmi.”

Hmmm. Komunizmi? Fiksim! Sesii ky brezi i vjetër, gjithmonë e justifikon këtë rrëmujën dhe padurueshmërinë që na kanë lënë trashëgim me komunizmin...nuk di dmth. Nëse keni vënë re, nuk mbajnë asnjëherë përgjegjësi: gjithmonë e ka fajin ose komunizmi, ose ky brezi i sotëm.

“Ke të drejtë,” i them (se nuk kam ardhur për debat), ndërsa presim edhe pesë minuta të tjera dhe më në fund shfaqja fillon. Por a është e vërtetë? A e kemi ne shqiptarët të trashëguar këtë punën e vonesës?

Unë nuk flas dot shumë, se 80% të rasteve jam me vonesë (në teatër jam tek 20%), por di shumë mirë që këtë nuk e kam të trashëguar nga prindërit. Përkundrazi, të dy janë aq të përpiktë sa kudo shkojnë të paktën 10 minuta përpara.

Po përtej aludimeve, pse vijnë njerëzit me vonesë në shfaqje? Është bërë aq problematike sa Teatrit Kombëtar iu desh të vendoste një lajmërim për t’ju kujtuar spektatorëve se dyert e sallës do të mbyllen pesë minuta para shfaqjes.

HAAAAA! E këtu e kupton ku është problemi. A la menaxhentmo! Unë e them gjithmonë që menaxhimi është pika më e rëndësishme e mbarëvajtjes së gjithçkaje. Njerëzit janë njerëz, kanë nevojë të drejtohen. E këtu hyn menaxhimi.

Ok, TK i paralajmëroi duke ia hedhur direkt fajin publikut, se “publiku vjen me vonesë”. Po a qëndron kjo? LOL. Përmenda menaxhimin, sepse fajin e ka vetë TK. Pas gjithë investimeve e granteve, asnjë prej sallave të teatrove në Tiranë nuk ka një sistem elektronik shitjeje biletash. NADA!

Nëse ke rezervuar, sportelistja hap një tufë letrash ku janë shkruar emrat (tmerr në 2025), një skicë me vendet e sallës… Skandal domethënë. Nuk kanë as kasë fiskale. Shkëmbimi bëhet si dikur tek valuta. Më fal, por këtu “mos harroni të merrni kuponin” nuk ka vlerë? Apo… hahahahaha!

E do thoni: “Po ç’rëndësi ka?” Ja çfarë: njerëzit që kanë rezervuar biletën, shkojnë para shfaqjes, dhe për shkak të mungesës së shërbimit të duhur, çdo gjë merr shumë kohë dhe kjo sjell në vonesën e hyrjes në sallë. Shto këtu dhe biletat që vazhdojnë të shiten në momentin e fundit, krijohet një radhë e gjatë – një prej arsyeve kryesore të vonesës.

Po pse njerëzit blejnë biletat minutën e fundit? Ah… pyetje me vend. Sepse shpeshherë në numrin e biletarisë nuk të përgjigjet njeri. Dhe kur të përgjigjet, thotë “hajde se s’ka nevojë për rezervim” dhe kur shkon: SURPRIZË! Ti dhe 50 të tjerë.

Nuk është komunizmi, nuk janë njerëzit, nuk janë shqiptarët – është thjesht çështje menaxhimi. Një sistem kasash elektronike (ose POS, pak a shumë) nuk kushton aq shtrenjtë. Paguan shërbimin mujor dhe çdo gjë sistemohet vetë. Një prenotim ose blerje biletash online do ishte akoma më efikase. Të dyja nuk ekzistojnë.

Pastaj, paaaastaj, kur të zgjidhet ky problem, mund t’i kujtosh publikut që shfaqja fillon në pa pesë. Në fakt, jo vetëm kaq, por dhe me një rregullore shumë të thjeshtë: biletat dhe rezervimet tërhiqen deri në 8 pa 20. Në këtë orë mbyllet dera e jashtme. Më pas fillon hyrja në sallë. Në tetë pa pesë fillon shfaqja dhe mbyllet dera e sallës. Kaq. Është shumë e thjeshtë. Kush nuk mbërrin në kohë, problem i tyre.

Nuk po e shpik unë këtë: është një sistem që aplikohet kudo. Tani e di që ndonjë artist do jetë duke shtrembëruar fytyrën duke menduar: “Kur bën dhe ky…” 

Siç ka thënë dhe vetë Sartre: Çke…Nuk të pëlqeu kënga me rrush? 

Me respekt

J. Bregu

Powered by Blogger.