Ava Max publikon albumin e tretë
Ava Max ka publikuar më 22 gusht albumin e saj të ri Don’t Click Play. Ky është albumi i tretë i këngëtares, i cili përbëhet prej 12 këngësh, mes të cilave edhe singlat Wet, Hot American Dream, Lost Your Faith dhe Lovin’ Myself.
Ky album shënon një pikë të rëndësishme në karrierën e Avës, e cila tashmë jo vetëm ka ndryshuar grupin menaxhues, por edhe bashkëpunëtorët CirKut dhe Madison Love. Një farë rilindjeje, për të cilën këngëtarja shprehet optimiste, duke treguar se mund t’ia dalë edhe pa mbështetjen e ish-bashkëpunëtorëve — dhe duket se ia ka arritur.
Don’t Click Play, ndonëse i qëndron besnik ritmeve të albumeve të mëparshme, është realizuar mjaft mirë dhe vijon të sjellë një ritëm elektro-pop që ende mungon në tregun ndërkombëtar.
Në lajme të tjera, përtej muzikës, Ava tregon se së shpejti do të jetë pjesë e disa projekteve kinematografike.
Këngët e preferuara nga ky album: Wet, Hot American Dream, Lovin’ Myself, Know Somebody (kjo mund të kishte qenë edhe një super baladë), Skin in the Game, How Can I Dance.
Dëgjoje albumin e plotë në Spotify.

Post a Comment