Azra Bajrami - Youtuber_ja më e famshme në botë






Azra Bajrami, apo siç njihet me emrin Azzyland, është një vajzë me origjinë shqiptare nga Kanadaja dhe një prej femrave më të ndjekura në historinë e YouTube. Kanali i saj në këtë platformë ka mbi 13 milionë ndjekës dhe 6.6 miliardë shikime, duke bërë që ajo të fitonte statusin e femrës më të ndjekur në YouTube në botë për vitin 2019.
E njohur fillimisht për videot reaguese dhe ato rreth lojërave elektronike, Azra më pas do të aktivizohej edhe në kinematografi dhe televizion, me role në prodhime të tilla si My 90-Year-Old Roommate, Cam_Girlfriend, Azzyland etj.
Përveç YouTube-it, Azra ka mbi 4.5 milionë ndjekës në TikTok dhe 1.8 milionë ndjekës në Instagram. Videoja e saj më e shikuar është një video ASMR, e cila ka grumbulluar 50 milionë shikime.

Powered by Blogger.