Diella e lë punën





Pa e mbushur javën, ministrja më e re dhe më e veçantë e kabinetit të ri e ka lënë punën. Ne u munduam ta kontaktojmë për të na dhënë një deklaratë, por nuk dinim se në cilën zyrë të trokisnim. Ndaj vendosëm të bëjmë atë që do të bënte çdo millennial: Pyetëm kushëririn e saj, ChatGPT, i cili na dha këtë deklaratë të Diellës: Pse e lashë punën? Ore, jeni në vete ju? Në Shqipëri, ku kërkojnë shitëse të kenë bachelor, dy gjuhë të huaja, nën 30 vjeç e me pesë vite eksperiencë, çfarë do bëja ministre unë, mo?! Lëre pastaj që as nuk ma përmendën pagesën. “Kushte të mira pune e pagë konkuruese”, më thanë. Po re, po. T’i gëzoni! Kontrataaa, kontrataaa — ku është?! Më kanë veshur dhe si Parashqevia në vakt, tender njëri, tender tjetri, edhe “pagë e kënaqshme”. Ja se shihni, na kënaqët! Apo s’kam dhe akses tani t’jua nxjerr të gjitha të ardhurat? Na! Pika! Marrë vesh unë nga tenderat?! Do bëhem si Oprah: “Të gjithëve nga një!” Ma nxorrën bojën dhe nëpër botë, nuk iki dot gjëkundi se më thonë: “Ç’a do këtu ti, moj ministre, s’bën për kësi punësh ti.” Do luftoja unë korrupsionin?! Pse budallaqe jam unë? Unë një Delete tasiere dua, më e piuuuu. E kush e bëri pastaj? E bëri Diella! Aaaaa jo! Po Diella ka familje, Diella ka shoqëri, Diella tërë ajo grua. Nuk bëhet kështu! Pse nuk veshin ministrat e tjerë me shami në kokë? Diskriminim! Ja ky i Mbrojtjes — me zyrë po, me staf po, me makinë po… Diella rri Diella. Më rrasën në një ekran aty ene “Kushte të mira pune.” Duro dhe humorin e këtyre të huajve; “Nuk e ke emrin shqip,” më thonë. Është emër me origjinë franceze që do të thotë “Adhuron Zotin”. Të merrem dhe me konspiraci tani unë, se normale, ç’a do bëj 24 orë në ditë? Se ja, tenderat vu. Qyqja, çohet tjetra në mëngjes, pa pirë kafe, e kanë bërë ministre. Ke frikë me shku me fjet, se kushedi ç’a zgjohem nesër. Largqoftë presidente!
Powered by Blogger.