Festivali i Këngës - Këtë vit pa drama



Janë shpallur emrat e konkurrentëve në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës dhe gjëja e parë që na ra në sy – No Drama!

Prej disa vitesh, sapo publikohej lista, menjëherë fillohej të komentohej emri i pretendentëve kryesorë, por jo këtë vit. Këtë vit mund ta fitojë kushdo. Në listën surprizuese… ka shumë emra të njohur, por asnjë që të thuash “E mori ky/kjo!”. Kemi Fifin, Sheilën, Erik Lloshi, Luna Causholli, Gerta Mahmutaj, Vedat Ademi, 2Farm, Lorenc Hasrama, Kamela Islamaj, Rezarta Smaja… Na duket se këtë vit do fitojë ndonjë baladë. Të paktën duke gjykuar nga emrat konkurrentë dhe prezantimet e tyre të mëparshme në festivale. Megjithëse shumë kurioz çfarë do sjellë Sheila, ndoshta dhe Enxhi Nasufi. Shumë listë konfuze. E themi këtë, sepse në këtë festival asnjë prej këtyre emrave nuk është parë ndonjëherë si konkurrent i fortë… ndaj ka për të qenë një nga ato rastet; o do ju pëlqejë të gjithëve o do urrehet nga të gjithë. Duke pasur parasysh dhe atë promon me pianon në det, dhe erën që si me magji frynte nga pianoja e ato fletët e pentagramit duke notuar në det dhe ajo ora jashtëzakonisht artistike si notë muzike… mendojmë që do jetë një edicion fantastik.



LISTA E PLOTË

2 Farm
Alis
Egzon Pireci
Endri Kaçaçi
Enxhi Nasufi
Erand Sojli
Erik Lloshi
Evi Reçi
Fifi & Tiri Gjoci
Frensi
Gerta Mahmutaj
Ghiti
Gresa Gjocera & Bledi Kaso
Inis Neziri
Kamela Islamaj
Kimi
Kleansa Susaj
Lorenc Hasrama
Luna Çausholli
Malvina Likaj
Rezarta Smaja
Rigersa Loka
Sara Kapo
Savjana Vjerdha
Sheila
Sihana Haxhnikaj
Threex
Vedat Ademi
Powered by Blogger.