Kev Malo

 



Kev Malo është një këngëtar i ri interesant, jo thjesht vetëm për zërin, por edhe për zgjedhjet artistike që sjell. Ka publikuar disa këngë, nga të cilat ne do të veçonim Is It Shame. Ka një zë shumë të mirë, por duket qartë që është ende duke kërkuar të gjejë pozicionimin e tij muzikalisht dhe artistikisht. Kjo është një dukuri mëse normale tek talentet e rinj, ndaj nuk ka nevojë të shqetësohet. Njëherë të kujton James Arthur, një herë Alban Ramosaj, bile deri diku edhe Eamon. Personalisht, mendoj se duhet të anojë më tepër nga James Blake – Limit to Your Love ose, në aspektin më komercial, Finneas – Let’s Fall in Love for the Night ose Break My Heart Again. Gjithashtu, i duhet dhe një producent i mirë, që këngët të kenë një farë rrjedhshmërie, sepse duken shumë të shpërndara. Gjithsesi, për arsye ende të panjohura, Is It Shame po na ngjit shumë. Suksese!

Powered by Blogger.