Kjo nuk është Xhensila
Kjo nuk është Xhensila
Duket si Xhensila, tingëllon si Xhensila, por nuk është ajo. Si videoja, zëri dhe kënga “A thu”, të cilën mund ta gjeni në YouTube, janë të krijuara me A.I. (Inteligjencë Artificiale). Teksa videoja ka elementë të dallueshëm, kur vjen puna te vokali, ngjashmëria është e frikshme.
Shembuj të tillë po hasen gjithnjë e më shpesh në YouTube, ku mund të gjeni krijime A.I. të këngëtarëve si Alban Skënderaj, Fifi, Ledri, Flori, etj.
Teksa jemi në favor të çdo evolucioni teknologjik dhe kuptojmë dëshirën e fansave për të provuar diçka të re, njëkohësisht nuk mund të lëmë pa vënë në dukje që ky është një problem madhor për artistët. Si nga ana artistike, ashtu edhe në aspektin e biznesit muzikor, krijimtarisë dhe imazhit personal, prodhime të tilla — ndoshta jo për momentin, por në një të ardhme shumë të afërt — do të jenë një tjetër sfidë me të cilën do të përballen artistët tanë.

Post a Comment