Adelina Ismaili koncert për 40-vjetorin e karrierës
Më datën 26 nëntor, Adelina Ismaili do të festojë 40-vjetorin e karrierës së saj muzikore duke mbajtur një koncert madhështor në Prishtinë. Një moment i shumëpritur dhe historik për muzikën shqiptare, për një këngëtare që jo vetëm la gjurmë në muzikën shqipe, por edhe ndihmoi fuqishëm në evolucionin e saj si artiste dhe performuese. Nga “Do të bëhemi milioner” e deri te “Grua”, Adelina do të risjellë jo vetëm një repertor personal, por edhe një sërë kujtimesh për dëgjuesit e saj, të cilët u rritën me këto këngë. Nëse ajo nuk këndon “Do të bëhemi milioner”, do bëjmë namin!!! Do ishte një moment fantastik. Dhe dueti me Zanfinën! Do ishte epike!

Post a Comment