Arsi Bako fiton Festivalin e Këngës në RTK




Jo po thoni që nuk kemi Midas touch! Arsi Bako, me debutimin e saj në “Festivalin e Këngës në RTK”, fiton çmimin e parë “Diamanti i Kaltër” dhe “Çmimin e Kryeqytetit” me këngën “Rreze zjarr”, një kompozim i Gjergj Kaçinarit. 20 këngë morën pjesë në edicionin e tretë të këtij festivali, ku u vlerësuan me çmime edhe artistët Florent Abrashi me çmimin e dytë për “Unë dhe ti”, Arjeta Palushaj me çmimin e tretë për “Andrra”, Art Lokaj me “Çmimin e Orkestrës” për “Ty” dhe Teuta Halili me “Pendën e Argjendtë” për “Amin”. Festivali, i organizuar nën kujdesin e drejtorit artistik Florent Boshnjaku, solli realizimin e tij më të mirë deri më sot, me një skenografi perfekte dhe interpretime mbresëlënëse në drejtimin simpatik të prezantuesve Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj.



Ne ndoqëm tre netët e festivalit dhe këto janë përshtypjet tona.

Skenografia


SUPERB! Një prej skenografive më cilësore dhe më funksionale në historinë e festivaleve tona. Madhështore, elegante… fiksim! Teknologiaaa, teknolooogia.

Prezantuesit


Rina Krasniqi dhe Dukagjin Podrimaj u kombinuan shumë mirë me njëri-tjetrin. Kishte momente boshe, lapsuse të vogla etj., por këto e bënë edhe më të këndshëm prezantimin e tyre. Fiksim Rina me “attitude-n” e saj. HAAAA! Love! Një gjë që na pëlqeu më së shumti në prezantim ishte edhe fakti që ishin drejt e në temë, e jo si simotrat shqiptare që shpesh herë të lodhin kokën me lavdërime e prezantime të stërzgjatura dhe sigurisht, pa harruar… edhe një duartrokitjeee. Rina dhe Duki ishin fun.
Si mos me e dasht Rinën që më këndoi edhe “Më merr, më ndihmo”, të preferuarën time nga të preferuarit person Telex! Thank uuuu!

Diçka që do shtonim janë disa elementë gjuhësorë. Normale që Kosova ka shprehjet e saja, por ashtu edhe Shqipëria. E meqë edhe ne e ndjekim këtë festival (duh!), duhen disa këshillime të vogla. Për shembull, ajo fjala “fytyra” – në Shqipëri është disi ofenduese. “Fytyrë e njohur” ka një kuptim komplet tjetër nga kuptimi në Kosovë. “Fytyrë e njohur” në Shqipëri është shprehje për dikë që i ka dalë nami i keq lol. Gjëra të tilla të vogla lol.
Ps. Ore, shaka po bënim me pastime, s’kishit pse ta masakronit skenaristin haaaaa!

Këngët


Në përgjithësi këngët ishin të mira. Gjithmonë duke konsideruar që janë këngë festivalesh të cilat tashmë kanë krijuar një kategori të tyren. Kryesonin baladat dhe shpalosjet e vokaleve. Performancat në përgjithësi ishin të mira, por kishte luhatje vokalesh që ndonjëherë binin shumë në sy. Ndoshta faji i fonisë, por Arsi për shembull këndoi përkryeshëm, kështu që… ndoshta jo lol.
Përveç fitueses “Rreze zjarr”, ne na pëlqyen dhe mendojmë se kishin potencial edhe “Amin” nga Teuta Halili dhe “Kënga jonë” nga Egzon Pireci.


Të ftuarit


Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata, Tuna ishin të ftuarit e natës finale. Një seleksionim perfekt dhe performanca të përshtatshme për festivalin. Po Gilin e patët në natën e dytë? WOW! Na e ço dhe neve formulën o Gili të shpëtojmë :P


Stili


Ok, ok! Ky edicion nuk zhgënjeu. Teksa meshkujt ishin të rregullt në prezantim, këngëtaret sollën stile nga klasiku te camp, duke e bërë më interesant festivalin. Këto ishin disa që veçuam. Gjithashtu… a nuk ka copa me ngjyra më? lol. Të gjithë me nuanca bardh e zi, gjithçka midis dhe asgjë përtej haaaaa. E mo se një herë në vit ju lejohet të eksperimentoni, s’ka gjë.









Në përfundim


Edicioni i tretë i festivalit ishte edhe edicioni i realizuar më mirë, çka do të thotë se ky festival shumë shpejt mund të shndërrohet në një konkurruent të fortë të “Festivalit të Këngës në RTSH”. E themi këtë në kuptimin e qasjes së artistëve, vlerësimit të tyre etj. Nëse në një të ardhme të afërt Kosovës i jepet e drejta të marrë pjesë në Eurovision, atëherë FiK do ta ketë një problem lol.

Powered by Blogger.