Dua Lipa mban rekord në Billboard
Pas Bebe Rexhës, edhe Dua Lipa shënon një rekord botëror. Kënga e saj Levitating është kënga më jetëgjatë në klasifikimin e Billboard Hot 100 nga një këngëtare. Levitating ka qëndruar 77 javë në këtë klasifikim, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga LeeAnn Rimes me këngën How Do I Live. Rekordin për këngën më jetëgjatë në klasifikimin e Billboard Hot 100 aktualisht e mban Teddy Swims me Lose Control (112 javë).
The Billboard Hot 100 është klasifikimi kryesor i këngëve në Amerikë, ku renditen këngët më popullore të javës nga të gjitha zhanret muzikore.

Post a Comment