Kash Doll ❤️ dasmat shqiptare



Reperja amerikane Kash Doll, e njohur për hite të tilla si For Everybody, Ice Me Out, Check etj., duket se i ka fiksim dasmat shqiptare. Aq shumë, sa që në dasmën e shoqes së saj, gjatë vallëzimit kryesor i “hodhi” mbi $20,000. Videoja u bë virale, dhe kur u pyet për këtë veprim, Kash Doll tregoi se ishte frymëzuar nga dasmat shqiptare dhe nigeriane. Nga Detroit është vajza — ka parë dasma shqiptare sa të duash.

Powered by Blogger.