Kënga Magjike 2025


Juliana Pasha me këngën “Ajër” fiton edicionin e 25-të të Këngës Magjike. Kjo është hera e dytë që Juliana Pasha fiton Këngën Magjike. Ajo e ka fituar edhe një herë më parë, në vitin 2010, me këngën “Sa e shite zemrën”, një duet me Luiz Ejllin. Me çmim të dytë u vlerësua Albina Kelmendi me këngën “Gënjeja” dhe me çmimin e tretë u vlerësua Mira Konçi me këngën “Më mbaj me vete”.Çmimi i Best New Artist u fitua nga Auron Deva me këngën “Mantra”. Liliana Kondaçi u vlersua me Çmimin e Karrierës.


Kënga Magjike

Dhe… Kënga Magjike mbush 25 vjet. Zyrtarisht jemi të vjetër. Një prej festivaleve më të rëndësishme në historinë e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, në mos më i rëndësishmi. E pse po më duket mua sikur e kam shkruar dhe më parë këtë pjesë? Déjà vu! E si një 25-vjeçar i vërtetë, ky edicion erdhi në festë “i dehur”, kërceu e festoi sa mundi, se nesër në orën 8 duhet të jetë në punën që e urren me Lindën e Kevin që nuk kuptojnë se jeta nuk është si 20 vjet më parë. Ata thjesht nuk e kuptooojnëëë! Ok… shumë personal ky moment.
Por çka shumë vetë nuk kuptuan, është fakti që përveçse një 25-vjetor, ky edicion ishte një kalim stafete nga Arditi tek Anna, e cila duket se nga viti i ardhshëm do të marrë në dorë dalëngadalë drejtimin e Këngës Magjike. Në prapaskenë tashmë e kanë marrë vesh këtë, ndaj dhe lëpirjet e vazhdueshme e të padurueshme sa na dolën çrrkalat dhe nga ekrani i televizorit.

Lexova dhe komente “nepotizmi”, por që janë kaq të pakuptimta. Arditi nuk po i gjen vend pune, po i trashëgon një festival që e ndërtoi vetë. Kujt do ja linte? Të mos përmend disa emra tani lol. Po pse, prindërit tuaj e ju vetë kujt do ja lini? Aman se na dolët të gjithë self-made. Aman kur gjykojnë në Shqipëri ku edhe punët më bazike merren me miq dmth… Nejseeee.

Ç’po thoja; ishte një kalim stafete, një provë për Annën dhe për të ardhmen e festivalit. Një provë që ajo e kaloi me sukses. Shumë harrojnë që është vetëm 16 vjeçe dhe unë ndaj nuk dua të zgjatem në këtë pikë, por mendimi i përgjithshëm ishte sukses. Ajo u prezantua si showgirl, iu dha një vëmendje ndoshta më e madhe se duhej, POR të gjitha justifikohen me atë çka përmenda më sipër. Mendoj se mund të kishin realizuar kombinime dhe pjesë shumë herë më të mira artistikisht, por ishte një fillim i mbarë. Ishte e saktë, fliste pastër, pa gabime dhe mbi të gjitha kishte siguri e zotëronte vendin që i takon. OK, se u bëra dhe unë si këta, por sepse më vjen mirë që më në fund ekranit i shtohet një personazh i ri dhe i talentuar. Një sugjerim i vogël se nuk më rrihet mua; Anna herën tjetër vish Prada. Ka stilin perfekt për të. You can afford it.

Skenografia
Drita Sony, drita, drita të bukura drita të lumtura. E di që unë shikoj shumë TV dhe dua shumë nga jeta, por kjo sepse dua t’i shikoj të gjithë sa më mirë, sidomos kur mundësitë janë. Nuk po them nuk ishte e realizuar, thjesht ishte ok.


Këngët
Këtë vit këngët ishin shumë të bukura në përgjithësi. Ne postuam më parë të preferuarat tona dhe duhet kuptuar diçka. Është festival dhe në festivale nuk gjykohen vetëm krijimet e mira, por e reja që sjellin. Ka krijime që bazohen në “ritmin” e festivalit, ka dhe krijime që sjellin diçka të re. Ndaj dhe përzgjedhja jonë. E nuk është e domosdoshme që kur dikush thotë “Kjo këngë më pëlqen” të turren të gjithë të komentojnë se pse nuk duhet të jetë etj.
Pastaj, ndryshe nga publiku i momentit, ne shikojmë edhe se sa kjo këngë mund të përshtatet në tregun ndërkombëtar, sesi me një produksion më të mirë ka premisa për t’u shndërruar në hit. Nëse artisti përsërit veten apo eksperimenton me diçka të re. Shikojmë nëse artistja më në fund ka gjetur atë niche-n e saj etj etj. Nuk është thjesht një gjykim “këngë e mirë ok.”, por diçka më largpamëse.
Një gjë që duhet ndryshuar në mënyrë absolute është nënvlerësimi i New Artists në votimin final. Nuk ka shanse Dafina Aliu të mos ishte në Top5. Në vendin e 21? Veç me qenë shurdh. Atë interpretim, merre çoje ku të duash. Në çdo konkurs muzike, është fituese. Come on! A janë tu u votu emrat apo performancat/këngët? Ergit Bahja në vendin e 32?????!!! I can’t. Skandal dmth.

Spektakli
Hmm… shyqyr ishin këngët e bukura se shumë gjëra nuk kishin kuptim fare. Ajo hapja natën e parë. Hartimet e panevojshme. Ajo pjesa me mësuesin. Propozimi i martesës. Çdo vit ngelen tu u martu njerëzit në festival se edhe vjet patëm diçka të tillë.
Dueti i Arditit dhe Annës ishte pika më kulminante e spektaklit, një realizim shumë i bukur, por më pas…

E mbi të gjitha: përse mungonin yjet e Këngës Magjike ndër vite? Një rikthim i Elsa Lilës me “Vetëm një fjalë” do kishte qenë sensacional. Motrat Libohova, Luizi, Orinda, Çiljeta, Elvana, Shpati, Genta… Ka shumë emra të njohur që në Tiranë janë momentalisht dhe mund të kishin qenë prezent. Do kishte qenë një festim madhështor. Nuk arrij ta kuptoj. Ai kolazhi ishte i bukur, por pse pa pikë koreografie? Nuk di, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, por u duk goxha i vakët në përgjithësi.
Nëse dikur thoshim “si për Shqipëri mirë është”, kjo nuk mund të justifikohet më. Sot, televizionet/eventet shqiptare duan s’duan konkurrojnë me produksionet botërore. Dikur mundësitë nuk ekzistonin për të ndjekur eventet jashtë, tani i ke të gjitha në streaming ene shnet. Nuk e di pse është kaq e vështirë me u kuptu kjo pjesë. Nuk është më zgjedhja “A ta le te Klani” apo tek “Top Channel”. Është: a të shikoj Këngën Magjike apo KPOPPED.

Në përfundim
Prurjet muzikore dhe performancat shumë të mira. Festivali në përgjithësi i vakët. E di që nuk mund t’i kesh të gjitha në jetë, por ky ishte një edicion që mund ta arrinte këtë. Sidomos me rastin e 25-vjetorit dhe fillimin e promovimeve që nga vera, të cilat i bënë njerëzit të prisnin diçka më madhështore. Kemi përshtypjen se vitin tjetër ky festival do hyjë në një “erë” të re. Kurioz se çfarë do të na sjellin.
Qyyy sa paskam shkrujt lol Bye!

Powered by Blogger.