La Fazani - Live tek Tunel
La Fazani mbajti koncert te Tuneli, e normale që ne nuk mund të rrinim pa shkuar. Për më shumë se një orë, ai interpretoi disa prej hiteve të tija më të mira, si dhe të preferuarën tonë “A je mirë?”. Tuneli nuk ka ekzaktësisht ambientin më të përshtatshëm akustik për interpretime live, por ai vibe underground e bën cool çdo performancë. E La Fazani iu përshtat më së miri, duke lundruar nga rap-i në folk pa asnjë ndërprerje. Na pëlqeu sensi i tij i humorit dhe angazhimi me publikun. Shoqërimi me saksofon gjithashtu shumë cool. Deri në herën tjetër 🥂!

Post a Comment