Rita Ora rikthehet në Time Square për ndërrimin e viteve




Për të dytin vit radhazi, Rita Ora do të festojë ndërrimin e viteve në Time Square. Së bashku me Ryan Seacrest, ajo do të drejtojë spektaklin legjendar “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” natën e 31 dhjetorit, në atë që po shndërrohet ngadalë në një traditë të bukur për këngëtaren me origjinë shqiptare.

Edhe këtë vit, Rita jo vetëm do të bashkëprezantojë, por edhe do të performojë live për mijëra njerëz që mblidhen në zemër të New York-ut dhe për miliona shikues që e ndjekin transmetimin në mbarë botën. Ajo do të ngjitet në skenë së bashku me artistë të tjerë të njohur si TLC, Sophie Ellis-Bextor, Jonas Brothers, Carrie Underwood dhe Megan Moroney, duke premtuar një natë të mbushur me energji, muzikë dhe atmosferë festive.

Powered by Blogger.