Xhovana në Sanremo Giovani




Artistja me origjinë shqiptare Xhovana, është përzgjedhur në një prej 24 finalistëve pjesëmarrës të Sanremo Giovani. E rritur në Milano, Xhovana ka vite që merret me muzikë dhe ka publikuar këngë të tilla si “Spyo”, “Coca”, “Business Lady”, “ODDIO” dhe “€$¥”. Përzgjedhjet për fituesit e Sanremo Giovani fillojnë më 11 nëntor, në një seri konkurrimesh për të arritur në finalen e madhe më 14 dhjetor, ku do të shpallen edhe dy fitues të cilët do të konkurrojnë në Festivalin e Sanremos. Përveç konkurrimit në Sanremo Giovani, Xhovana është në përgatitje për albumin e saj debutues “Gossip Girl”.

Powered by Blogger.