Bejta së shpejti me albumin e parë




Bejta ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë albumin e tij debutues. Albumi do të mbajë titullin “Elemente”, por asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur nga këngëtari. Bejta u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2024 me këngën “Lule”, sukses i cili do të pasohej nga këngë të tjera si “Për ty”, “Aman” etj. Megjithë suksesin e kohëve të fundit, Bejta ka filluar të merret me muzikë që në moshën gjashtëvjeçare, duke nisur të marrë mësime kitare. Ai tashmë zotëron tetë instrumente muzikore, të cilat e ndihmuan në kompozimin dhe prodhimin e këngëve të tij që në moshën 18-vjeçare. Kompozimet e tij të para kanë qenë shumë të ndryshme nga Bejta i hiteve të fundit, dhe duket se në albumin e ri këngëtari paralajmëron një rikthim në të shkuarën, për të treguar historinë e tij — atë çka e bëri Bejtën këngëtarin që është sot.

Powered by Blogger.