Kush do ta fitojë FiK 64?

 



28 janë këngët konkuruese në FiK 64, i cili mbahet në datat 18,19 dhe 20 dhjetor. Në përgjithësi, prurjet janë korrekte, por jo “Zjerm”. Ka këngë që kanë mundësinë të jenë hite, por u nevojitet një ripërpunim. Për shembull, refreni i këngës së Vedat Ademit është super, por duhet një minutë e tërë për të arritur tek ai refren. Ndërkohë, Threex kanë hapjen më të bukur, por bie shumë ndesh me vazhdimin e këngës, sepse të krijon tepër idenë e një balade. Alis ka një hapje të ngjashme, por e përshtat shumë herë më mirë dhe, mesa shohim, është pretendenti kryesor për të fituar festivalin. Në përgjithësi, ka këngën më të realizuar në konkurrim.
Nuk e kuptoj pse shoh “kundërshtime” indirekte rreth këtij prezantimi në median sociale, por meh. E meriton ta fitojë. Sara Kapo ka një këngë shumë të bukur, e preferuara jonë, e cila na kujton Yeah Yeah Yeahs, por ndoshta kishte nevojë për pak më shumë Garbage ose Hole për të qenë fituese. “Zemra e tokës” nga Sheila është e bukur gjithashtu, por i mungon ai elementi “surprizë”, i cili është i nevojshëm në festivale. Dmth, këngët në përgjithësi janë ok, por kanë një formulë shumë të qëndrueshme përgjatë gjithë këngës. Në festival, kjo është një JO e madhe, sepse publiku ka nevojë t’i tërhiqet vëmendja për të veçuar të preferuarën, qoftë në FiK, qoftë në Eurovision.
Do veçonim edhe “Prapë dielli del” nga Kimi, i cili ka një zë shumë të veçantë. Gara ka filluar! Ju uroftë Jonida Maliqi hahahahahaha! S’më rrihet mua lol.







Powered by Blogger.