Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia nuk do të marrin pjesë në Eurovision.

 


Është bërë e ditur sot se katër shtetet nuk do të marrin pjesë në Eurovision 2026, duke cituar si arsye pjesëmarrjen e Israelit në këtë festival. Ata kanë argumentuar se pjesëmarrja e Israelit ishte kundër vlerave paqësore, neutrale, respektuese dhe kulturore që Eurovisioni supozohet të përfaqësojë.

OHHHHH, SERIOZISHT! E ku i kanë deklaratat këto katër shtete kur vjen puna për lejimin e Serbisë në Eurovision? A nuk kanë njohuri të historisë europiane? A nuk është Serbia i vetmi vend në Europë që nuk ndaloi marrëdhëniet me Rusinë? A nuk është Serbia vendi që akoma nuk kërkon falje dhe mohon krimet në Kosovë e Bosnjë? A nuk është Serbia që kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision?

Po le të kalojmë tek Spanja. A nuk është Spanja ajo që nuk e njeh Kosovën? Jo se i plas për Kosovën, por sepse ka frikë se e njëjta gjë mund t’i ndodhë me Katalonia dhe Baskia. Dmth, një hipokrizi e tmerrshme. Spanja, që kur Kosova u nda nga Shqipëria në 1912 bëri sehir, teksa shqiptarët po ndaheshin e vriteshin. Ajo Spanjë? Ajo Spanjë që nuk lejon pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovision? Të mohosh njerëzit të këndojnë qënka “paqësore, neutrale, respektuese”? LMAO!

Nuh! Më hipokritë se kaq nuk ka në Europë. Pse duhet një festival të shndërrohet në platformë politike, teksa qëllimi kryesor i krijimit të tij ishte bashkimi kulturor i vendeve europiane?

Të gjithë jemi kundër luftërave e keqtrajtimeve njerëzore, por jo të përdorin ato për qëllimet e tyre politike dhe të na bëjnë si humanistë të mëdhenj. Po vendosin tani edhe se kush është i keqi më i vogël. Po jo më rrush. O hiqi të gjithë ose asnjë. Ka që në 2024 Kosova që kërkon të këndojë. TË KËNDOJË! Dhe këta ja mohojnë. Një vend që është në Europë. Imagjino dmth, këta që nuk lejojnë një shtet “të këndojë”, duhet t'ju besojmë  se vërtet u ndjen se çfarë po ndodh në Gaza. Patjetër!

Hajde re! Me ato këngë që kanë sjellë këto shtete në pesë vitet e fundit në Eurovision, vallaj le të bëjnë pushim nja 5 vjet.


Powered by Blogger.