A ka shqiptarë të mirë?
Në fillim na bëhej qejfi kur na përmendej Shqipëria apo shqiptarët në seriale televizive e filma, por tani sikur e tepruan pak. Në çdo prodhim ku përmenden shqiptarë, gjithmonë ka të bëjë me krimin. Vrasje, vjedhje, drogë… po mirë, ndonjë shqiptar me ndonjë rol apo përmendje pozitive do na e nxirrni ndonjëherë, se nuk jena të gjithë kushërinjtë e Markos. Jalla!
Këto pjesë janë marrë nga seriali FBI: International, i cili që në sezonin e parë i kushton dy episode një çifti shqiptar që ka vjedhur 30 milionë dollarë dhe largohet nga Amerika për në Shqipëri. O bo serioz muhabeti, se kanë fillu me mësu edhe shqip tani.

Post a Comment