Gjesti debuton i shtati në YouTube botëror

 


“Memories”, kënga e re nga Gjesti, ka debutuar në vend të shtatë në listën e videokëngëve të reja më të shikuara në mbarë botën. Pa mbushur 24 orë, kënga gjithashtu është klasifikuar në vendin e 13-të në listën e videokëngëve më popullore të ditës në botë, si dhe në vendin e 32-të në listën e videokëngëve më të shikuara në mbarë botën.Videokënga ka arritur të klasifikohet në vend të parë në Zvicër, në vend të katërt në Itali dhe Gjermani, në vend të shtatë në Francë, Norvegji, etj.Ajo që bie në sy është debutimi i Gjestit në listat e disa shteteve si Mbretëria e Bashkuar (vendi i 16-të) apo Kanadaja (vendi i 13-të), të cilat janë territore që kryesisht artistët tanë nuk arrijnë t’i depërtojnë.


Powered by Blogger.