Ju prezantojmë Also Astir

 



Also Astir është një artist shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka vite që merret me muzikë në Gjermani, ku ka bashkëpunuar me artistë të njohur si Adriatique, YOTTO, AVIRA, MVCA, Coiro etj.

Lidhjen me muzikën Astir e ka pasur që në moshë të vogël, duke filluar të marrë leksione violine dhe kitare. Në vitin 2016 do të shpërngulej në Gjermani, ku ka bashkëpunuar me shtëpi diskografike të njohura si “Armada”, duke krijuar emër në zhanrin elektronik si kantautor dhe producent.

Teksa është duke punuar për këngën e tij të parë në shqip, ne ju bëjmë të ditur se “When I Feel”, kënga e tij më e re, një bashkëpunim me Parada, publikohet më 16 janar.

Një kuriozitet i vogël: Also Astir është vëllai i producentit/kantautorit Benny Bee, i cili njihet nga publiku si krijues i hitit “Si Ai”, kënduar nga Tayna.












Powered by Blogger.